As BDI-së, as Besës, Zaev thotë se votuesit vetë do të vendosin kë do ta votojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se ka pasur takim me partnerët e koalicionit qeverisës dhe se ka marrë garancinë se i mbeten besnik. Me këtë hidhen poshtë dezinformatat se do të ketë shumicë të re parlamentare, tha Zaev. Por çfarë do të ndodh me mbështetjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ku LSDM duhet të zgjedh se kujt do ia japë votën, BDI-së apo Besës? A mundet kjo gjë ta thyej shumicën parlamentare dhe Besa të vendos të formojë shumicë me OBRM-PDUKM-në?

“Kur jemi me dy kandidatë, partnerë të koalicionit, normal se përkrahësit tanë vendosin në mënyrë të lirë. Së pari, përkrahësit tanë, thamë, asnjë prej nesh nuk i mban në xhep e as nuk ka kontroll ndaj tyre. Madje edhe anëtarët tanë, do të marrin instruksione për shkak se janë anëtarë dhe aktivistë të LSDM-së sipas bindjes së tyre, në Tetovë, Zhelinë ose në komuna të tjera”, tha Zaev.

Zaev megjithatë pranon se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale kanë marrë rezultat të dobët dhe se ky është mesazhi i qytetarëve. Ata na dhanë karton të verdhë dhe prandaj nuk ka më tolerancë në gabime.

“Qytetarët na dërguan kritikë të qartë, vërejtje, do të thosha dënim. Atë qëndrim, atë zë, ne e dëgjojmë, e kuptojmë dhe e vlerësojmë. Jemi të vetëdijshëm, edhe unë personalisht edhe partia, se nuk ka më tolerancë për t’i përsëritur gabimet e njëjta. Kjo vërejtje që na e dhanë qytetarët do të reflektojë në përmirësimin e punës të institucioneve në nivel lokal dhe në atë qendror, në Qeveri”.

Advertisement

Zaev tha se në raundin e dytë kanë kandidatë në 40 komuna mes të cilave edhe në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet në të cilat do të zgjidhen edhe kryetarët e tjerët të komunave do të mbahen më 31 tetor.

The post As BDI-së, as Besës, Zaev thotë se votuesit vetë do të vendosin kë do ta votojnë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy