Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska në tubimin e sotëm në Komunën Qendër theksoi se ndryshimet në Qendër janë të sigurta, ndërsa Komuna e Qendrës do të jetë shembull se si duhet të duket komuna në metropol evropian.
Arsovska po ashtu dha mbështetje për profesoreshën Natasha Kotrlar dhe falënderoi banorët e Komunës Qendër për mbështetjen për qytet më të mirë duke theksuar se Kotlar është imune ndaj korrupsionit dhe do të luftojë mafinë urbane.
“Vizioni ynë për Komunën Qendër është që të jetë shembull se si në Shkup mund të jetojmë në metropolë evropiane moderne dhe pikërisht nga Qendra do të fillojnë ndryshimet për katër vitet e ardhshme”, tha Arsovska.
Ndryshe, Arsovska prin me rreth 7 mijë vota kundër kandidatit dhe kryetarit aktual në Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov./Telegrafi/
The post Arsovska: Qendra do të jetë shembull se si duhet të duket një komuna në një metropol evropian appeared first on Telegrafi.