
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar sot me ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën.
Mësohet se gjatë takimit ato kanë folur për rritjen e bshkëpunimit në këtë sektor me SHBA. Gjatë këtij takimi diplomatja e SHBA shkruan se kanë rënë dakord për të krijuar mundësi me qëllim rritjen e tregtisë dhe investimeve .
“Takova ministren e bujqësisë Frida Krifcën për të diskutuar bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm. Ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet (a e dini se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria?); nxjerr në pah se produktet bujqësore; mbështet turizmin në zonat rurale”, shkruan Kim.
Advertisement