Dita e parë e vitit akademik ka nisur me tensione në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.
Studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.
Pak me herët përplasje mes studentëve dhe policisë janë shënuar edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pasi studentët e pavaksinuar nuk lejohen të futen në auditore.
Advertisement