Fillon sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.
Ndërkohë kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19. Nëse studentët ose pedagogët nuk do të jenë të vaksinuar, ata janë të detyruar të paraqesin një test PCR.
Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve gjatë javës.
Advertisement