Votimi po shkon mirë në shumicën e vendvotimeve, por në disa vende janë shfaqur probleme, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski.
Ai njoftoi se gjithsej 48 ankesa kanë arritur në KSHZ.
“Ajo që doli si problem është se deri në orën 12:30 në KSHZ janë paraqitur 48 ankesa për mbrojtjen e të drejtave të votës. 26 prej tyre janë pranuar, 4 janë refuzuar për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe 18 janë ende në proces”, tha Dashtevski.
Dashtevski theksoi se ankesat do të bëhen publike./Telegrafi/
Advertisement
The post Dashtevski: Në KSHZ kanë arritur 48 ankesa appeared first on Telegrafi.