Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.
Policia e Lezhës ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K., banues në fshatin Kallmet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.
Advertisement