26 raste të kancerit të gjirit janë diagnostifikuar gjatë tre muajve të e fundit në Fier dhe kryesisht më të prekura janë gratë nga mosha 44 – 64 vjec, por nuk përjashtohen edhe grupmoshat më të reja.
Mjekja onkologe pranë spitalit rajonal Fier, Elona Tola shprehet se është ulur mosha e diagnostikimit të kancerit të gjirit duke shkuar edhe mbi 25 vjec, Ajo i bëri thirrjë të gjitha vajzave dhe grave të drejtohen drejt mjeku onkolog nesë konstatojnë shqetësime.
Sipas mjekes onkologe edhe muaji tetor si muaj ndërgjegjësimi ka pasur një numër të lartë të grave që paraqiten pranë spitalit të Fierit për të kryer mamografinë.
Në ditë në këtë spital kryhen më shumë se 30 mamografi.
Vendosja e mamografisë stacionare në spitalin rajonal të Fierit ka sjellë një shtim të grave që kërkojnë të ekzaminohen.