Studentët i janë përgjigjur negativisht fushatës së ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim masiv të të rinjve .
Në të gjitha fakultetet e Tiranës, nxënësit kanë refuzuar të bëjnë injeksionin.
E njëjta situatë u pa dhe në universitetin e Korçës.
TONIN FRROKU – GAZETAR
Ne ndodhemi ne njërën prej qendrave te vaksinimit te qytetit te Korçës. Ne këto momente ora shënon 10:20 minuta ne te dy qendrat e vaksinimit te ketij universiteti, asnjë student nuk është paraqitur për të marrë qoftë dhe dozën e parë të vaksinës.
Interesi i pakët pranohet edhe nga punonjëset e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë.
Jemi në pritje. Njoftimi është bërë. Ndoshta vijnë në ditët në vijim.
Vetë studentët kanë qëndrime të ndryshme, për sa i takon vaksinimit.
Studentë
AdvertisementJo nuk jam vaksinuar. Nuk e di, por nuk dua ta bëj.
Jam vaksinuar me të dyja dozat, miqtë e mi e kanë bërë se jemi student të infermierisë, por se di për pjesën tjetër.
Advertisement
Edhe në universitetin e Elbasanit, pjesëmarrja e studentëve në qendrat e vaksinimit ishte shumë e pakët.
Dhe ata pak të rinj që e morën dozën, thanë se u detyruan për të mos humbur orët e mësimit.
Refuzim kishte dhe në uUniversitetin e Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës.
Sipas skenarit paraprak, të gjitha Universitetet po përgatiten për zhvillimin e mësimit në auditor , por edhe online. Ndërkohë, nuk ka një shifër ekzakte sesa është numri i studentëve që kanë kryer injeksionin.