Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi ku 16 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 7 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një avioni, në rajonin e Tatarstan.
Mediat në Rusi bëjnë me dije se avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut. Në bord ndodheshin 23 persona mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.
Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave.
Advertisement
Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë.
Кадры спасательной операции pic.twitter.com/s9i8Kflbtl
— НТВ (@ntvru) October 10, 2021
Advertisement