Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me propozimin e 7 pikave nga kryedemokrati Lulzim Basha për përballimin e krizës energjetike.
Gjatë fjalës së tij, Rama i ka cilësuar 7 pikat e propozuar nga Basha si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.
“Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu”, tha Rama
Advertisement