PD dhe PS “bëhen bashkë”/ Miratohet pa asnjë votë kundër akti normativ për blerjen e 500 mijë doza Pfizer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD dhe PS “bëhen bashkë”/ Miratohet pa asnjë votë kundër akti normativ për blerjen e 500 mijë doza Pfizer

Miratohet në Kuvend akti normativ për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer.

Kuvendi nga votuar me 126 vota pro, pa asnjë kundër, pra së bashku me dakordësinë e opozitës.

Sot Kuvendi është mbledhur  në seancë plenare, ku ka pasur debate të shumta që lidhen me menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve. Në fund Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër, asnjë abstenim, Aktin Normativ për bljen e 500 mijë doza vaksinat Pfizer.

Kjo seancë parlamentare ka nisur me një përplasje mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Basha ka ripërsëritur akuzën se qeveria ka fshehur viktimat e COVID, por kjo është mohuar nga ministrja, e cila tha se vendi ynë ka fituar betejën edhe ndërkombëtarisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy