ASH: Ramiz Merko i asfalton rrugët pa kritere vetëm për t’i mashtruar qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në Komunën e Strugës, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, sot e ka akuzuar kryetarin aktual të Strugës, Ramiz Merko, se në fushatë zgjedhore i asfalton rrugët pa kurrëfar kritere.

Nijazi Xhumkar nga ASH, në konferencë për shtyp tha se Merko e bënë këtë vetëm që t’i mashtrojë qytetarët në prag të zgjedhjeve e për një votë plus.

“Por, kur qëllimet i ke të këqija, planet të dështojnë e natyra të turpëron. Shiu që filloi mbrëmë e që vazhdon gjatë ditës, nxorri në shesh krejt mashtrimet e Ramiz Merkos. Miliona denarë, qindra mija euro të qytetarëve të Strugës kanë shkuar kot sepse asfaltimet janë bërë “shkel e shko”. Me vetëm një xhiro nëpër rrugët e qytetit, do të vëreni se rrugët e reja të asfaltuara në fushatë zgjedhore janë mbushur me ujë e janë të pakalueshme nga qytetarët. Kjo shkakton kaos në komunikacion dhe pengesa të mëdha në lëvizjen e qytetarëve”.

“Prandaj, të nderuar, mos u mashtroni tani. Mos u besoni premtimeve të atyre që për 3 mandate janë bërë mjeshtër të mashtrimeve. Edhe pak ditë kanë ngelur dhe Struga do të marrë frymë lirshëm. Do të lirohet përfundimisht nga personat e papërgjegjshëm, të cilët vetëm janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe institucionet i trajtojnë si pronë personale të tyre. Asgjë më shumë. Më 17 Tetor, pa shumë bujë, me buzë në gaz e me ballin lartë”, tha Xhumkar nga ASH./Telegrafi/

Advertisement

The post ASH: Ramiz Merko i asfalton rrugët pa kritere vetëm për t’i mashtruar qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy