Ia “faturoi” PD protestën për rritjen e çmimeve/ Ambasada e SHBA ndryshon njoftimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ia “faturoi” PD protestën për rritjen e çmimeve/ Ambasada e SHBA ndryshon njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndryshuar deklaratën e bërë pak më herët , përmes së cilës njoftonte se Partia Demokratike organizonte protestën e ditës së sotme kundër rritjes së çmimeve.

Kjo deklaratë e Ambasadës në faqen zyrtare është edituar duke lënë vetëm pjesën e lajmërimit të qytetarëve amerikanë, të cilëvë u këshillohet që të shmangin tubimet dhe grumbullimet.

Njoftimi i plotë:
Vendndodhja: Përpara zyrës së Kryeministrit në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e njoftuar e grumbullimit)
Data/Koha: E Mërkurë 6 Tetor 2021, 5:00 pasdite
Ngjarja: Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite në zyrën e Kryeministrit. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për tu ndërmarrë:
• Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.
• Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
• Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy