Carovska: Sistemi arsimor duhet të ndryshojë, pasi çdo gjë rreth nesh ndryshon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sistemi arsimor, si dhe sistemi shëndetësor dhe social, duhet të jenë rezistent ndaj krizave dhe të vazhdojnë të funksionojë në kushtet e pandemisë siç e kemi tani, sepse është interesi më i lartë për çdo fëmijë, për çdo qytetar, por edhe për shtetin. Pa cilësi në arsim, shëndetësi, sistemin social dhe mbrojtje të fëmijëve, edhe në kohë krize, nuk mund të presim rritje dhe zhvillim. Prandaj, në këtë segment të shoqërisë, investimet e secilit vend duhet të jenë të fuqishme, por edhe në kohë”.

Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila së bashku me ministrat nga rajoni, merr pjesë në konferencën “Mendimi i ri për rritje ekonomike” në Lubjanë, Slloveni, organizuar nga Qendra ndërkombëtare për përsosmëri në financa.

Debati, i cili duhet të rezultojë me zgjidhje të dobishme për nxitjen e rritjes dhe zhvillimit të vendeve, por edhe për të ndarë përvojat e vendeve në përballimin e sfidave të krizës me Kovid, zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE “Forcimi i kapaciteteve të ministrive të vlerësimit mbi implikimet fiskale të reformave strukturore”.

Carovska tha se për herë të parë në nivelin e të gjithë shoqërisë ka njohje dhe pranim se arsimi dhe mësuesit janë jetikë për vendin.

Advertisement

The post Carovska: Sistemi arsimor duhet të ndryshojë, pasi çdo gjë rreth nesh ndryshon appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy