Një shpërthim gazi i rrjedhur nga një bombol, ka ndodhur brenda një ambienti që përdorej për gatim në Elbasan.
Raportohet se ngjarja është shënuar rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, ku fatmirësisht nuk ka dëme ne njerëz.
Mësohet se magazina ka qenë në pronësi të A.R, ndërsa zjarri ka shkrumbuar të gjithë orenditë e shtëpisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Advertisement