Biden: SHBA dhe Kina do ta zbatojnë marrëveshjen për Tajvanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: SHBA dhe Kina do ta zbatojnë marrëveshjen për Tajvanin

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping janë pajtuar për të zbatuar “marrëveshjen për Tajvanin”.

Biden duket se i është referuar politikës së Uashingonit për “një Kinë”, e cila njeh Kinën dhe jo Tajvanin.

Megjithatë, kjo marrëveshje i mundëson Uashingtonit të mbajë marrëdhënie “jozyrtare” me Tajvanin.

“Kam biseduar me presidentin Xi për Tajvanin. Ne jemi pajtuar se do të zbatojmë marrëveshjen për Tajvanin”, ka thënë presidenti Biden.

Advertisement

“Ne e kemi bërë të qartë se unë nuk mendoj që ai duhet të bëjë diçka tjetër përveç zbatimit të marrëveshjes”.

Ky njoftim vjen në kohën e përshkallëzimit të situatës në mes të Tajvanit dhe Pekinit.

Kina ka dërguar “numër rekord” të aeroplanëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes së Tajvanit për katër ditë me radhë.

Disa analistë kanë thënë se këto veprime mund të jenë paralajmërime për presidentin e Tajvanit pak ditë para shënimit të ditës kombëtare.

Advertisement

Tajvani ka kushtetutën e vet, ushtrinë dhe liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e konsideron veten shtet sovran.

Megjithatë, Pekini e sheh Tajvanin si provincë të veten dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për t’u bashkuar me këtë ishull.

Politika “Një Kinë”, të cilës besohet se i janë referuar Biden dhe Xi është gurthemel i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mirëpo dallon prej parimit Një Kinë, sipas të cilit Kina insiston që Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës dhe një ditë do të bashkohen.

Të mërkurën, ministri për mbrojtje i Tajvanit ka thënë se tensionet ushtarake me Kinën janë në pikën më të keqe në më shumë se 40 vjet./ R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy