Ish presidenti Bujar Nishani “nuk i ndahet” ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani bën me dihe se nesër do i bashkohet “Foltores” së Berishës në Gjirokastër.
“Të nderuar miq, nesër, e mërkurë 6 tetor, ora 18:00 do t’ju bashkohem demokratëve të Gjirokastrës në Foltoren e Z. Berisha !
Qyteti simbol i trashëgimisë dhe bukurisë sonë kulturore, jet e mót ka qenë edhe simboli i patriotizmit dhe ndershmërisë njerëzore.
Të gjithë bashkë për tu bërë më të fortë dhe fitimtar”, shkruan Nishani.
Advertisement