Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur sportive, Kosta Grillo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ka qenë shok fëmijërie me Grillon.
“LAMTUMIRË KOSTA
Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar”, shkruan Rama.
Advertisement