Shpenzimet familjare u rritën, shqiptarët paguan shuma të konsiderueshme për shëndetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpenzimet familjare u rritën, shqiptarët paguan shuma të konsiderueshme për shëndetin

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare prej 4 personash arritën në 2020 në 83.4 mijë lekë, me një rritje prej 1.5% më shumë se 2019.

 

Ajo çka konstatohet nga anketa e buxheteve familjare të publikuar nga INSTA-t është fakti se shqiptarët në vitin që lamë pas kanë shpenzuar shuma të konsiderushme për shëndetin, diktuar nga blerjet e ilaçeve për kurim ndaj Covid- 19.

 

Advertisement

E thënë ndryshe, nëse një familje shpenzonte mesatarisht 3500 lekë në muaj për shëndetin, në 2020 shpenzimet arritën në 4500 lekë, ose 28% më shumë.

 

Rritje të shpezimeve ka shënuar edhe grupi i ushqimeve. Në 2019, ato ishin në 33.9 mijë lekë, ndërsa në 2020 u rriten në 34 mijë e 700 lekë.

 

Advertisement

Pas ushqimeve dhe shpezimeve për shëndetin, rritja është vërejtur edhe tek grupi transport, bare dhe hotele. Në këto grupe përfshihen shpenzimet për shërbimet taksi, pagesat e parkimeve, netë qëndrimi në hotele, kryesisht gjatë sezonit turistik.

 

Sa i përket pagesave për ujë, drita dhe qira banese, ato përbëjnë 10% të shpenzimeve mujore në një familje ose 8 mijë e 300 lekë. I vetmi sektor ku shpiptarët nuk kanë shpezuar gjatë vitit që lamë pas është grupi argëtim dhe kulturë, pasi këto aktivitete u pezulluan për shkak të pandemisë.

 

Advertisement

Tirana është qarku më shpenzimet më të mëdha, ku për një familje nevojiten mesatarisht 99 mijë lekë në muaj për të jetuar, duke u pasur me Korçën dhe Fierin. Ndërsa qarqet me shpenzimet më të ulta mujore janë Kukësi dhe Dibra.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy