“As në qiell as në tokë, s’do të jesh e tjetërkujt”, çfarë i tha autori 19-vjeçares në Mal të Zi para se ta ekzekutonte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“As në qiell as në tokë, s’do të jesh e tjetërkujt”, çfarë i tha autori 19-vjeçares në Mal të Zi para se ta ekzekutonte

Zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë ku 28-vjeçari Ilir Dokaj ekzekutoi bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren Sheila Bakija.

Dokaj duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Sipas hetimeve, Dokaj e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

Advertisement

Ngjarja tragjike ndodhi disa ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në banesën e familjes së Sheila Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i ka dalë përpara. Plumbat i morën jetën, 19-vjeçares, gjyshes së saj, ndërsa babai mbeti i plagosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy