Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit, Elisabeta Bardhollarin ndërsa Orjada Hoxha është lënë në “arrestit shtepie”.
Bardhollari dhe Hoxha u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën, nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake. Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi.
Bardhollari dhe Hoxha përdornin një institucion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve.
Advertisement