Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka nisur vizitën e saj në Serbi duke takuar fillimisht Aleksandër Vuçiç.
Ajo është përqëndruar tek situata e tensionuar Kosovë-Serbi duke bërë të qartë se bashkëpunimi është e vetmja rrugë. Von der Leyen kërkon që të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën.
“Unë përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit.
Advertisement
E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE.
Gjithashtu vendimtare për të përdorur dialogun e lehtësuar nga BE për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën.
Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, shkruan presidentja e KE në “Twitter”.
Advertisement