Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka anuluar disa takime për shkak të problemeve të tij me shëndetin, ka deklaruar këshilltarja e Vuçiç për mediat.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Leyen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka deklaruar këshilltarja.
Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka zbuluar se Vuçiç është me grip prandaj dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Sipas Brnabiç, Vuçiç ka një tension të tmerrshëm prej situatës në Kosovë dhe as pushon, por as nuk fle natën.
“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën.
Ai gjithashtu mori një grip mbi të gjitha. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić.