Xhaferi: Nisma për krijimin e Komisionit hetimor për tragjedinë në Tetovë është e parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tani për tani, nisma për krijimin e një Komisioni hetimor për tragjedinë në Tetovë është e parakohshme, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në konferencën e sotme me mediat.

“Mendoj se nisma për Komisionin Hetimor është e parakohshme, për faktin se të dhënat e plota nuk sigurohen nga organet hetimore dhe gjyqësore dhe zakonisht Komisionet hetimore në Kuvend formohen pasi organet kompetente të kenë përfunduar dhe dhënë një opinion ose përfundim mbi atë që ndodhi”, tha Xhaferi.

Sipas Xhaferit, Kuvendi nuk mund të veprojë paralelisht me gjyqësorin dhe kjo do të ishte një ndërhyrje klasike e legjislativit në punën e gjyqësorit.

“Kërkesa është e parakohshme, një komision hetimor nuk merr parasysh kompetencat e organeve ekzekutive dhe gjyqësore”, shtoi Xhaferi, duke shtuar se një nismë e tillë është shtesë në funksion të fushatës zgjedhore politike.

Advertisement

Krijimi i Komisionit hetimor u propozua nga opozita, por për shkak se emri kushtetues i vendit nuk ishte përmendur në propozim, ajo u kthye./Telegrafi/

The post Xhaferi: Nisma për krijimin e Komisionit hetimor për tragjedinë në Tetovë është e parakohshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy