Një shpërthim ka tronditur qytetin e Goteborgun të Suedisë, ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri
Të paktën 16 persona janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë kanë marrë plagë të rënda. Një nga të plagosurit është zjarrfikës i cili ka marrë pjesë në punën e shuarjes.
“Bëhet fjalë për qindra të evakuuar, njerëzit gjithashtu kanë hedhur nga dritaret dhe ballkonet për të shpëtuar veten”, është shprehur për mediat lokale menaxheri i operacioneve në shërbimin e shpëtimit
Shpërthimi ndodhi pak para orës 5:00 të mëngjesit në Annedal në Gothenburg qendror. Zjarrfikësit janë edhe në tentativë të shuarjes së zjarrit i cili akoma nuk është nën kontroll, por ndërtesa ku përfshinte shumë banesa, është liruar pasi njerëzit që ndodheshin në shtëpi, janë hedhur jashtë nga dritare dhe ballkone.
Shërbimi i shpëtimit dhe policia ende nuk e dinë se çfarë shpërtheu, por nuk përjashtohet mundësia e një rrjedhje gazi.