Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me vezë, ndërkohë që ndodhej mes turmës, gjatë vizitës së tij në Lyon.
Ai shihet teksa tenton të çajë turmën e njerëzve, kur papritur dikush e godet me vezë nga pas.
Badigardët e tij menjëherë e rrethuan, në mënyrë që ky incident mos të përfundonte me pasoja të rënda. Autori që e goditi me vezë, është arrestuar nga shërbimi i sigurisë.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti, një burrë goditi me shpullë presidentin francez, gjatë një ecjeje dhe takimi me njerëzit në rajonin e Drome, në Francën juglindore.
Actuellement en déplacement à Lyon, Emmanuel Macron a été victime d’un jet d’oeuf. Le jeune homme a été interpellé par le service d’ordre. (Lyon Mag) pic.twitter.com/PWCOvnP22B
Advertisement— Nassim (@nassimmedias) September 27, 2021