Një 61-vjeçar u plagos këtë të hënë në një aksident rrugor në Vlorë.
Ai ishte duke lëvizur në rrugën “transballkanike” me një motor, kur u përplas me një makinë tip “Citroen”.
Nga goditja e fortë mori plagë në trup 61-vjeçari, i cili u transportua drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia shoqëroi shoferin e mjetit.