Tërmeti 5.8 ballë në Kretë, sizmologu: S’e dimë nëse është paralajmërim për të tjera lëkundje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti 5.8 ballë në Kretë, sizmologu: S’e dimë nëse është paralajmërim për të tjera lëkundje

 

Një tërmet me magnitutë 5.8 ballë të shkallës rihter goditi ishullin e Kretës këtë të hënë, duke shënuar deri më tani dhe 1 viktimë. Për këtë ngjarje, ka reaguar dhe profesori grek i gjeodinamikës, Efthymis Lekkas, i cili thotë se nuk pritej të kishte tërmet të kësaj shkalle

“Duke folur për mediat greke, Efthymis Lekkas tha se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

“Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje”, tha ai.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy