Mjeku 35 vjeçar Pierluigi Piegari ka humbur jetën nga Covid-10 në spitalin Gemelli në Romë.
Mediat italiane bëjnë me dije se punonjësi i grupeve të emergjencës ishte i vaksinuar kundër koronavirusit por prej disa ditësh ishte i intubuar në spital pas përkeqësimit të gjendjes.
Autoritete thonë se Piegari nuk pinte duhan e nuk kishte patologji të tjera dhe ishte i vaksinuar me dy doza.
“Vdekja e tij kna ka tronditur të gjithëve”, tha kolegu i tij Cristian Coluzzi, që e vlerësonte të ndjerin si një punëtor të mirë dhe djalë optimist, i cili ishte gjithmonë në shërbim të të tjerëve.
Advertisement
Homazhe te shumta beheshin për të në rrjetet sociale, mes të tjereve dhe nga e fejuara, që ishte tre muajshe shtatzënë me fëmijën e tij.