![Infermieri pjesë e grupit kriminal/ Spitali rajonal i Shkodrës: Nuk figuron i punësuar tek ne!](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/09/10351100_1523543851266023_4562708068929644971_n-563x450-1-500x400.jpg)
Spitali rajonal i Shkodrës ka reaguar për shpalljen në kërkim të infermierit Redi Idrizit që sipas Policisë ishte i punësuar në atë institucion.
Sipas reagimit, infermieri Idrizi nuk rezulton i punësuar as në spitalin rajonal të Shkodrës dhe as në ndonjë prej strukturave në varësi. Theksohet se Idrizi është pjesë e strukturave të shpërndarjes së metadonit.
“Lidhur me lajmin mediatik për infermierin Redi Idrizi iu bëj me dije se nuk figuron i punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit. Nuk është i punësuar në strukturat tonë as në varësi tonën”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se pak më herë Policia e Shkodrës njoftoi se infermieri ishte shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës në Shkodër.