Probleme shëndetesore për Dritan Dajtin.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Dajti është transportuar mbrëmjen e kaluar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ai vuan dënimin me burgun e sigurisë së lartë në Peqin .
Për këtë arsye Dajti është sjell në Tiranën nën masa të rrepta sigurisë mbrëmjen e të mërkurës.
Advertisement
Kohët e fundit Dritan Dajti ka pasur disa shqetësimë shendetesore, sic ishte rasti I fillimvitit kur ai pati komplikacione si pasojë e prekjes nga Covid-19.
Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në 2009 ndërsa proceset gjyqësore kanë kaluar kalvare të gjata dhe zvarritje si pasojë e tërheqjes në shumë raste të anëtareve të trupave gjyqësore.