Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një mjeke në Kumanovë për shkak të dyshimeve për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Sot më 22.09 në ora 7:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë, pas marrjes së informacioneve operative, përkatësisht dyshimeve të bazuara për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare nga mjekja E.S, është siguruar urdhër gjyqësor, janë kontrolluar hapësirat e punës në Repartin e suve në Spitalin e Kumanovës dhe automjeti “opel astra”, i parkuar në parkingun e spitalit. Gjatë kontrollit nga infermierja janë marrë 18 mijë denarë, ndërsa gjatë kontrollimit të automjetit, në pronësi të mjekes E.S, janë marrë rreth 98.000 denarë”, thonë nga policia.
Nga policia thonë ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal për shkak se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike dhe ka marrë nga 12 mijë denarë edhe pse pacientët kanë pasur sigurim shëndetësor dhe është dashur të paguajnë vetëm participi.
Participimi, sipas policisë, nuk është paguar dhe me këtë shkak është dëmtuar buxheti i Maqedonisë./Telegrafi/
The post Privohet nga liria një mjeke në Kumanvë, dyshohet për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare appeared first on Telegrafi.