“Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit po bën përgatitjet për të publikuar listën e zezë të furnizuesve me energji elektrike, të cilët nuk i respektojnë kontratat me konsumatorët në tregun e lirë”
Këtë e paralajmëroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës, në një intervistë për “Brifingun e Mëngjesit”.
“Gjatë këtyre muajve çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore është rritur dhe për këtë shkak disa furnizues i kanë ndërprerë para kohe kontratat me disa prej kompanive dhe ka tentativa për faturim me çmime të reja, gjë që nuk është e lejuar. I paralajmërojmë se do të fillojmë me procedurat për marrjen e licencave, ndërkaq jemi duke i shqyrtuar mundësitë e publikimit të listë së zezë që të mund ta dijnë konsumatorët se cilët furnizues kanë sjellje jokorrekte dhe nuk i respektojnë kontratat”.
“Furnizuesi është i detyruar që ta shërbejë konsumatorin me të njëjtin çmim sipas kontratës përderisa zgjat periudha e bartjes, gjegjësisht ndërrimit të furnizuesit. Deri në atë moment, furnizuesit nuk i lejohet ta ndryshojë çmimin nga kontrata”, deklaroi Bislimoski.
Ai shpjegoi se ky trend është paraqitur te kompanitë, ndërkaq çmimi i amvisërive është stabil dhe garantohet nga KRRE-ja.
Bislimovski tha se për momentin, në vend ka 13 furnizues aktivë, me çka RMV është e radhitur si vendi me më shumë furnizues në këtë pjesë të Evropës.
The post Bislimoski: Listë e zezë për furnizuesit me energji elektrike, të cilët nuk i respektojnë kontratat appeared first on Telegrafi.