Nuk kishte certifikatë vaksinimi, presidenti Bolsonaro detyrohet të hajë në trotuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk kishte certifikatë vaksinimi, presidenti Bolsonaro detyrohet të hajë në trotuar

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shkuar në Neë York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë vizitës në qytetin amerikan, Bolsonaro ka gjetur dhe një vend për të ngrënë pica, por fatkeqësisht nuk ka gjetur një tavolinë.

Rregullat në SHBA, lejojnë që të ulen në restorante vetëm ata që kanë certifikatë vaksinimi. Megjithatë, Bolsonaro dhe kabineti i tij kanë dashur ta shijojnë nga një copë pice dhe këtë e kanë bërë në një prej trotuareve të Neë York.

Ky moment është shpërndarë në rrjetet sociale nga ministri i Turizmit. Covid ka shkaktuar mbi 585 mijë viktima në Brazil, megjithatë Jair Bolsonaro duket sërish skeptik ndaj virusit. Madje nuk e ka me qejf as vaksinën.

Advertisement

“Nuk do ta marr vaksinën, pikë. Mendoni se rrezikoj jetën? Problemi im. Pikë”, është shprehur ai gjatë një interviste.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy