Ende nuk ka nevojë për ndryshim të modelit për mësim, dhe nxënësit vazhdojnë edhe më[ tutje të shkojnë në shkollë, sepse janë të sigurt, ndërsa këtë e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë sot pasdite në raportin e vet, për të cilin sot në mëngjes diskutuam edhe në Shtabin kryesor koordinues, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
“Ende nuk kemi transmision intern të Kovid-19 në shkolla dhe këtë e thonë autoritetet kompetente shëndetësore. Numri i rasteve pozitive në nivel ditor sillet prej 0,01% deri 0,03” varësisht nga dita, por megjithatë kemi mbi 240 mijë nxënës me prani fizike të cilët çdo ditë janë nëpër klasa dhe këto numra janë me të vërtetë të ulëta.
Është shumë me rëndësi mediumet dhe qytetarët dhe të gjithë ne të cilët raportojmë apo kemi mundësi të raportojmë për të dhëna, t’i përmbahemi asaj që e thonë institucionet kompetente dhe ta transmetojnë me konsekuencë siç është thënë, pa përhapur panik mes qytetarëve sepse për momentin diçka e tillë nuk nevojitet. Sepse izolimi i njëkohshëm i 25 apo 10 nxënësve nuk do të thotë se të gjithë janë pozitivë me Kovid”, tha Carovska për “Sitel”.
Ministrja theksoi se gjendja me Kovid-19 në shkolla po ndiqet në nivel ditor ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore kompetente dhe me shërbimet epidemiologjike si dhe me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor i cili rregullisht i viziton shkollat dhe vërteton respektim konsekuent të masave për mbrojtje.
Carovska theksoi se sistemi arsimor që nga qershori është i përgatitur me tre skenarë rezervë të cilët do të zbatohen nëse ka nevojë për ta.
The post Carovska: Gjendja në shkolla është stabile, ende nuk ka nevojë për ndryshim të skenarit appeared first on Telegrafi.