Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës kundër koronaviru do të mund të hyjë lirisht në SHBA.
Vendimi hyn në fuqi nga nëntori dhe i jep fund ndalimit 18-mujor për qytetarët europianë dhe britanikë.
Përveç vaksinimit të plotë, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen.
Kohët e fundit marrëdhëniet mes SHBA dhe BE nuk kanë qenë të lehta sidomos me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani që solli eksodin e refugjatëve dhe kaosin në Kabul.
Advertisement