Një i burgosur në Itali dyshohet se ka përdorur një dron për të futur armë në burg para se të qëllonte shokët e tij, deklaruan autoritetet italiane.
“Ne supozojmë se arma mbërriti me dron, por ne nuk kemi asnjë konfirmim për këtë,” tha Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së burgjeve.
28-vjeçari cili ka lidhje me mafian Camorra në Napoli-qëlloi me tre plumba ndaj të burgosurve të tjerë përmes hekurave të qelisë. Nga sulmi i tij nuk kishte të plagosur. Incidenti ndodhi në burgun e sigurisë së lartë Frosinone, rreth 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Romë. Besohet se i burgosuri kishte qëlluar me armë zjarri mbi të burgosurit me të cilët kishte pasur një zënkë para disa ditësh.
28-vjeçari kishte futur një telefon celular në burg për të kontaktuar me avokatin e tij, të cilat u detyrua më vonë t’i dorëzonte, por jo kartën SIM të cilën ai e gëlltiti para se ta jepte telefonin.
Incidenti ishte i fundit në një seri që ka ngritur shqetësime mbi menaxhimin e dobët të burgjeve të Italisë.