Kreu masakër me 8 viktima në universitetin rus, shënimi që la para sulmit 18-vjeçari: Dua të lëndoj këdo që më pengon!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu masakër me 8 viktima në universitetin rus, shënimi që la para sulmit 18-vjeçari: Dua të lëndoj këdo që më pengon!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në kampusin e universitetit rus, Perm, ku një person i armatosur ekzekutoi 8 persona ndërsa plagosi 6 të tjerë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 me orën lokale.

Sipas Komisionit Hetimor Rus, personi i armatosur ishte student në universitet. Sipas Independent, thuhet se autori është 18-vjeçari, Timur Bekmansurov. Ky i fundit ka lëë dhe një shënim para sulmit.

“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi i këtij është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit.

“E urrej veten dhe dua të lëndoj këdo që më pengon. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Ju nuk do të shpëtoheni nga ndalimi i armëve, do të vriteni nga makina, bomba, thika. Njerëz si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush,” ka shkruar 18-vjeçari sipas medieve lokale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy