Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai duhet të kalojë disa ditë në izolim pasi dhjetëra persona rreth tij u sëmurën me Covid-19.
“Në mjedisin tim nuk janë një ose dy, por dhjetëra njerëz që janë sëmurë me koronavirus,” tha presidenti rus gjatë një telekonference të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, e cila po mban një samit në Dushanbe, Taxhikistan.
Fillimisht ishte planifikuar të merrte pjesë personalisht në këtë samit, por u anulua, pasi presidenti i duhej të karantinohej. Putin shtoi se do të jetë në izolim për disa ditë.
Advertisement