Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar miratimin e vaksinës ruse Sputnik-V, sepse standardet e cilësisë nuk ishin përmbushur në njërën nga fabrikat ku prodhohet vaksina, tha sot, nënkryetar i Organizatës Botërore të Shëndeti.
“Ky proces u pezullua sepse gjatë një inspektimi në një nga fabrikat ku prodhohet vaksina ruse Sputnik-V, u zbulua se nuk ndiqen praktikat e duhura të prodhimit,” tha ai.
Praktika e prodhimit (GMP) është një sistem që garanton prodhimin e produktit bazuar në standardet e cilësisë.
Advertisement
Në mënyrë që OBSH të miratojë vaksinën e koronavirusit për përdorim urgjent, prodhuesi duhet të konfirmojë që këto se këto kushte janë përmbushur në fabrikë.