Bekteshi: Për shtatë muaj numri i turistëve është rritur për 56.6 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot tha se masat e ministrisë që ai e drejton në lidhje me turizmin, janë duke dhënë rezultate.

Ai tha se turizmi është duke u kthyer në normale dhe se sipas të dhënave të fundit, nga Enti Shtetëror i Statistikave turizmi në periudhën janar – korrik 2021, është rritur për 56.6 përqind.

“Numri i qëndrimeve gjatë natës është rritur me 46.4%. Në shtatë muajt e parë, janë regjistruar 317,713 turistë të cilët kanë realizuar 1,034,645 qëndrime gjatë natës”.

“Është rritur numri i turistëve vendor si rezultat i fushatës PUSHIME NË VEND dhe kuponëve për turizëm, ndërsa tek turistët e huaj VULA E SIGURISË (safe travel stamp) ka dhënë rezultatet e pritura”, ka shkruar Bekteshi në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

The post Bekteshi: Për shtatë muaj numri i turistëve është rritur për 56.6 përqind appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy