Sekuestrohen në Tiranë 84 pako me kanabis në formë çokollate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen në Tiranë 84 pako me kanabis në formë çokollate

Një operacion policor i koduar “Camel”, në Tiranë ka vënë në pranga një 37 vjecar.

 

Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.

 

Advertisement

Uniformat blu e nisën operacionin pas informacioneve që morën për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate.

 

Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” u prangos, ndërsa  u shpall në kërkim  bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy