Vdekja tragjike e fizioterapistit Ylli Mihali ka sjell pikëllim të madh në ambjentin e FSHF dhe kombëtares shqiptare.
Mihali humbi betejen me Covid-19 në moshën 55-vjecare.
Ai ishte infektuar prej afro 1 muajsh dhe së fundmi ka qënë I intubuar në spitalin Infektiv.
Burime zyrtare bëjnë me dije nga federate shqiptare e futbollit se Ylli Mihali kishte marrë dy dozat e vaksines PFIZER, por që për fat të keq nuk e ndihmuan të kalonte sfiden e jetës.
Advertisement
Ylli Mihali ka punuar prej më shumë se 25 vitesh në stafin mjekësor të kombëtares.
Mesazhe ngushellime erdhen edhe nga Presidenti Ilir Meta dhe kreu i FSHF, Armand Duka.