Gjukanoviç akuzon Vuçiç: E do Kosovën pa shqiptarë! Presidenti serb: Je ti ai që nuk na do ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjukanoviç akuzon Vuçiç: E do Kosovën pa shqiptarë! Presidenti serb: Je ti ai që nuk na do ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç, i cili ka deklaruar se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë.

Në reagimin e tij, Vuçiç shprehet se në të vërtetë është Gjukanoviç që e mendon Malin e Zi pa serbë dhe për këtë arsye lëshon deklarata të tilla. Sipas Vuçiç, Gjukanoviç gjithmonë e ka dashur Malin e Zi pa serbë dhe ka punuar për këtë gjë.

“Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë…,”- është shprehur Vuçiç ndër të tjera.

Një ditë më parë, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se e donte Kosovën pa shqiptarë e Malin e zi pa Malazezë.

Advertisement

Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviç ka thënë se Serbia dhe Rusia duan të kenë nën kontroll Malin e Zi.

“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon. Ata do të donin ta kishin Kosovën, por pa shqiptarët. Siç do ta donin Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën,”- ka thënë ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy