“Jo diktaturës së pandemisë”/ Mijëra njerëz protestojnë në Francë, Greqi e Turqi 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo diktaturës së pandemisë”/ Mijëra njerëz protestojnë në Francë, Greqi e Turqi 

Zërat kundër pasaportës shëndetësore dhe vaksinimit të detyruar në Francë e kanë zgjeruar gjerografinë e protestave në shumicën e qyteteve më të mëdha të vendit.

Në përplasje të pashembullta me autoritetet, demonstruesit refuzojnë të heqin dorë nga liria duke iu nënshturar asaj që ata e quajnë diktaturë pandemike dhe diskriminim. Dhjetra persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Për të nëntën javë rresht, dhjetra mijëra njerëz vijojnë ti kërkojnë llogari qeverisë mbi keqmenaxhimin e situatës së shëndetit publik. Reagimet janë ashpërsuar edhe më tepër pasi ish ministrja franceze e shëndetësisë, Agnes Buzyn u akuzua nga gjykata speciale për rrezikim të jetës së të tjerëve.

Ky është një nga rastet e para në të gjithë botën ku një zyrtar kryesor i sektorit publik është mbajtur ligjërisht përgjegjës për trajtimin e krizës së kujdesit shëndetësor. Edhe pasardhësi i Buzyn, Oliver Veran, pritet të thirret në gjykatë në javët e ardhshme si pjesë e një hetimi më të gjerë mbi trajtimin e pandemisë nga qeveria.

Advertisement

Edhe në Greqi e Turqi, mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët për të kundërshtuar masat detyruese që po forcohen në të gjitha institucionet, sidomos në spitale dhe shkolla.

Forcat e policisë kanë tentuar të shpërndajnë turmat me gaz lotsjellës, tymuese dhe ujë me presion.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy