Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen vonë të shtunën në Astir.
Ashensori I një pallati është shkëputur dhe ka rënë duke lënë disa persona të lënduar.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se në ashensor ishin future 5 persona, pjestarë të një familje, mes të cileve edhe një grua shtatzene bashkë me një fëmijë të vogël.
Incidenti në ashensor ka shkaktuar panic tek banoret e pallatit që dëgjuan zhurmën e madhe dhe lajmëruan policine dhe ambulancën. Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes për të marrë të lënduar nga rënia e ashensorit.
Ende nuk dihet saktësisht se cfarë ka shkaktuar incidentin, a ka qënë apo jo i kolauduar ashensori, dhe nëse po a I janë bërë sherbimet sic duhet?
Përgjigje që kanë nevoje edhe për një ekspertize teknike, ndonëse ky fenomen rikthen edhe nje here shqetësimin mbi domosdoshmërinë e rregullimit me ligj të tregut të mirëmbajtjes se ambjenteve të përbashketa, mes tyre edhe të ashensoreve.