Një burrë u ndalua nga policia e Riminit pasi goditi me thikë pesë persona, përfshirë një fëmijë.
Autori I ngjarjes së rëndë, një shtetas me origjine nga Somalia po udhëtonte me autobuzin e linjës 11 në Rimini.
Atij iu kërkua bileta nga kontrolloret, por në këmbim nxorri thikën duke qëlluar dy gratë kontrollore.
Teksa ndiqej nga oficeret e policisë, somalezi tentoi të rrëmbente edhe një makinë por nuk ia doli dot mbanë. Më tej ai vazhdoi të ndiqej nga policia teksa largohej anës hekurudhës në Rimini. Në ndjekje e siper autori qëlloi me thikë edhe tre persona të tjerë. Më fatkeqi nga të gjithë ishte një fëmijë që mori goditje në pjesën e fytit.
Sidoqoftë forcat e rendit bënë të mundur arrestimin e tij.
Autoritetetet e përjashtuan motivin terrorist në këtë ngjarje por bënë të ditur se autori pervecse me temperament të dhunshëm, mund të ketë qënë nën ndikimin e drogës.
Emigranti nga Somalia kishte aplikuar për të marrë lejeqëndrimi pak kohë më parë në Itali.