Ish- ministrja franceze e shëndetësisë Agnès Buzyn është vendosur nën hetime në lidhje me menaxhimin e situtës pandemike.
Prokurorët janë në ndjekje të dështimit të qeverisë duke investiguar kështu Agnès Buzyn me akuzën ‘’rrezikimin e jetëve të njerëzve’’.
Buzyn la postin në Shkurt të 2020 për të kandiduar për kryetare bashkie në Paris, duke u shprehur se risku ndaj Covid ishte i ulët. Më vonë ajo foli për një valë të lartë infektimesh e cila po afrohej. Kjo është hera e parë që një ministre përballet ligjërisht për mënyrën sesi i është përgjigjur situatës pandemike.
Gjykata speciale e krijuar në 1993 për investigimin ligjor të qeveritarëve të akuzuar për shpërdorim detyre, do të vendosë për fatin e saj.
Një nga akuzat kundrejt është “dështimin në menaxhimin e fatkeqësisë”, shkruan gazeta franceze ‘Le monde.’
Në seancë e zhvilluar në gjykatë të premten, 58-vjeçarja tha se kërkonte mundësinë për t’u shpjeguar dhe për të tregur të vërtetën, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Ajo gjithashtu tha se “Unë nuk do të lejoj që puna e Qeverisë dhe e imja të zhvlerësohet kur ne bëm kaq shumë për të përgatitur vendin për një krizë shëndetësore globale’’.
Byzan mori postin e Ministres në Maj të 2017 dhe dha dorëheqjen pak ditë pasi rastet e para me Covid ishin konfirmuar në Francë.
Ajo humbi kandidaturën bashkiake vitin e kaluar kundrejt Anne Hidalgo, dhe më pas iu bashkangjit kabinetit të OBSH.