Nje gol i shenuar nga Gorgiev qe ne pjesen e pare i dha mundesi Teutes qe te fitoje 1 me 0 kunder Partizanit ne duelin hapes te sezonit te ri te Superiores.
Ne fakt goli ishte nje dhurate pasi topi qe tentoi te largonte Alban Hoxha u perplas tek lojtari durrsak dhe perfundoi ne rrjete.
Ne pjesen e dyte te kuqte paten mundesi te barazonin me penallti te vendosur nga gjyqtari Xhaja pas nderhyrjes se Sistemit VAR, por nuk shenuan dot.
Kjo ishte hera e pare qe ne Shqiperi aplikohet sistemi VAR.
Advertisement